0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pas Quintit, edhe përfaqësuesi i BE-së thirrje Qeverisë: Autoritetet t’ia kthejnë tokën e kontestuar manastirit të Deçanit

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta zbatojnë shpejt dhe plotësisht vendimin për kthimin e pronave të manastirit të Deçanit.

Szunyog shkroi në Twitter se kjo do të konfirmonte përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit si parim udhëzues të BE-së.

“Kanë kaluar gjashtë vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili konfirmoi pronësinë e tokës së kontestuar të manastirit të Deçanit. U bëj thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojnë shpejt dhe plotësisht vendimin dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit si një parim udhëzues i BE-së”, shkroi Szunyog.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img