Site icon PrishtinaPress

Pas projektligjit për liritë fetare, reagon imami Musliu

Imami Osman Musliu, ka reaguar pas miratimin në qeveri të të ndryshim-plotësimit të ligjit për liritë fetare.

Ai, përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se janë disa pika që bien ndesh njëra me tjetrën.

Sipas Osmanit, në ndryshimet e bëra vendimmarrja e xhematit cungohet dhe paraqet jodemokraci për ta, pasi siç tha ai, deri më tani anëtarët e këshillit janë zgjedhur nga xhemati, ndërsa tani nuk do të mund t’i zgjedh xhemati ata.

Ai tha se kjo është një hedhje sy ndaj xhematit  dhe cungim i të drejtave të tyre, e po ashtu edhe blindim i kryetarit të këshillit i cili parashihet të votojë për Myftiun.

Më poshtë është postimi i plotë i imamit Musliu:

Ndryshimet Kushtetuese BIRK

Se pari duhet te tregojmë se kemi Organe Individuale dhe Organe Kolegjiale, BIK është institucion Kolegjial, e po ashtu BIRK sipas Ligjit për liritë fetare si dhe të ligjeve të tjera të Republikës së Kosovës është Person Juridik.

Personi Juridik = Personat juridikë nuk kanë një ekzistencë konkrete ose materiale, pasi nuk ekzistojnë si individ por si entitet, personi juridik është një entitet i përfaqësuar dhe i përbërë nga një grup personash fizikë, mbi të cilët bie aftësia për të marrë vendime. Për këtë arsye, personi juridik mund të ketë një bord partnerësh ose një bord drejtuesish që do të marrin përsipër përgjegjësinë e ushtrimit në emër të tij.

Institucioni Kolegjial = që bëhet a që përbëhet nga një grup kolegësh; i përbashkët; kolektiv: vendim (drejtim) kolegjial; në mënyrë kolegjiale.

Organe kolegjiale janë ato organe në të cilat e drejta e vendosjes i takon një grupi personash. Vendimi merret me mbledhje më shumicë votash. Mbledhja brena një afati të caktuar quhet sesion, ndërsa numri anëtarëve për punë dhe marrjen e vendimeve të organit kolegjial quhet kuorum. Ekzistojnë dy lloje të kuorumit.: kuorumi i të pranishmëve dhe kuorumi i votuesve. Kuorumi i të pranishmëve është numri i anëtarëve që nevojitet për hapjen, përkatësisht fillimin e punës dhe mbajtjen e mbledhjes, ndërsa kuorumi I votuesve është numri I anëtarëve që nevojitet për marrjen e vendimeve në mbledhje.

Institucionet ose organet Kolegjiale kanë edhe metodat e punës te rregulluara me ligj te cilat janë: mbajtja e mbledhjes, përgatitja, udhëheqje, zhvillimi, diskutimi, nxjerrja e konkluzioneve, etj.

Aktet e nxjerra nga Organet Kolegjiale quhen akte te përbëra – janë ato akte te cilat nxirren nga ana e organit kolegjial dhe për nxjerrjen e tyre çdo here duhet te ekzistoj kuorumi i anëtarëve te organit kolegjial.

Neni 38 i kushtetutës BI kur flet për Kuvendin e Këshillit me ndryshime ne pike 2 thuhet: “zgjedh 2/3 e anëtarëve të Këshillit të BI” ndërsa ne Neni 42 Kryetari i Këshillit ne piken 41.2.5 pika 2 thuhet:” emëron 1/3 e anëtarëve të Këshillit të BI”,

ANALIZE: Nga këto ndryshime kuptohet se pa marre parasysh se ne fillim te ndryshimeve te Kushtetutës duket kinse një vendim marrje e xhematit me e madhe ne këtë rast është cungim dhe jo demokraci jo liri sepse deri me tani Anëtarët e Këshillit i kanë zgjedh xhemati ndërsa tani xhemati nuk do te mund ti zgjedh te gjithë por 1/3 –ta do te futen ne këshill edhe pse nuk kanë arritur te zgjidhen as te preferohen nga xhemati, andaj është një hedhje hi syve te xhematit dhe cungim i te drejtave te tyre dhe te njëjtën kohe është blindim i personit (kryetarit te këshillit) i cili “nesër” do te votoj për Myftiun, dhe duke e pas parasysh faktin se BIRK financohet nga ky xhemat te cilit pi cungohen te drejtat dhe vendim marrja e përfaqësimi ne KBI, dhe duke marr parasysh se Kuvendi i këshillit është organi me i larte e i cili e zgjedh këshillin dhe i fundit ne këtë pike është kryetari i Këshillit.

Ne rastin konkret konsiderojmë se kjo është edhe vepër penale e dënueshme me ligjet e Kosovës konkretisht Vepra Penale – Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës – Neni 190 e Kodit Penal te Kosovës, sepse ne rastin Konkret dy persona mund te mos zgjidhen me vota anëtar te këshillit ndërsa njeri nga ata mund te jete anëtar i këshillit për shkak te preferencave te kryetarit te KBI qe ne realitet edhe emërimi i tij është ilegal.

NENI 41 i Kushtetutës me ndryshime thuhet:” Kryetarit e Këshillit të BI e emëron Kryesia e BI”, e gjithë kjo bie ndesh me Ligji Nr. 05/L -031 Neni 38 pika 1 i cili parasheh shume qarte ne te cilin thuhet: Neni 38 Kryetari i organit kolegjial “ Përveç kur është paraparë ndryshe me ligj, organi kolegjial ka një kryetar dhe një nënkryetar, të cilët zgjidhen nga anëtarët e këtij organi. Nënkryetari zëvendëson kryetarin nëse ky i fundit ndodhet në pamundësi për të ushtruar funksionet e tij.”, është shume qarte sipas ligjit se kush e zgjedh Kryetarin e organit Kolegjial, madje ligji bene te qarte se ky organ Kolegjial i Këshillit është i pa kompletuar me nënkryetarin sipas ndryshimeve te mundshme te Kushtetutës se BIRK, duke u bazuar ne atë se BIRK vepron ne përputhje me Kushtetutën e Shtetit te Kosovës dhe pastaj kuptohet ligjërisht se te gjitha Ligjet ne Kosove janë te vlefshme vetëm kur janë ne përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ne rastin konkret te gjitha aktet tjera nënligjore ne Kosove për te qene te vlefshme duhet te jene ne përputhje me Ligjet e Kosovës ne te kundërtën janë te pa vlefshme dhe anti ligjore, dhe çdo vendim i marr nga to është i pa vlere apo sic njihet ne gjuhen ligjore janë vendime “Nule”.

Po ashtu tek NENI 41 ne lidhje me Kompetencat e Kryetarit te Këshillit duket qarte se bie ndesh ne mes kompetencave te kryetarit dhe Nenit 39 i cili flet për Këshillin e BI, SEPSE tek Kompetencat e Këshillit vërehet se u janë hekur një numër i madh i kompetencave dhe ne lidhje me kryetarin e këshillit thuhet:” Këshilli i BI jep udhëzime të përgjithshme për punën Kryetarit të Këshillit” , duket qarte se Këshilli mund te japë vetëm udhëzime te përgjithshme por ne piken 41.2.4. për Kryetarin e Këshillit thuhet:” kujdeset dhe bënë ekzekutimin e vendimeve të Këshillit” e qe këto dy pika nuk përputhen as nuk përshtaten njëra me tjetrën e qe kjo mund te leje mundësi për manipulime dhe keqpërdorime te kompetencave dhe len hapësirë për keqpërdorim te pozitës se Kryetarit shkak i inateve.

Dhe ne rastin konkret duke u bazuar edhe ne ndryshimet tjera te cekura me larte organi kolegjial tentohet te shndërrohet ne organ individual ku individi merr vendime dhe jo grupi i personave – kolegjiumi- ne kundërshtim me ligjin Ligji Nr. 05/L -031.

Po ashtu vërehet se me ndryshimet e reja nuk parashihen mbledhjet e jashtëzakonshme te Këshillit te Bashkësisë Islame ne kundërshtim me Ligji Nr. 05/L -031 Neni 38 pika 4.

Po ashtu vërehet se është larguar nga Neni 42 pjesa – Këshilli vendimet i merr në mbledhje – edhe kjo ne kundërshtim me Ligji Nr. 05/L -031 neni 42, qe nënkupton se KBI është shndërruar ne organ individual edhe pse është organ kolegjial është person juridik.

Ajo qe vërehet ne kushtet qe duhet ti plotësoj Kryetari i Këshillit është edhe – të ketë pastërtinë e figurës – ndërsa ne këto momente mbare bota e din se kemi kryetar te KBI madje edhe anëtar te Kryesisë se BIK qe kane qene pjese e organizatave ndërkombëtare te mbyllura për terrorizëm madje kemi kryetar qe nga Policia dhe AKI janë larguar nga lista e ligjërimit ne burgje mu për shkak te mos pastërtisë se figurës se tyre.

Ne Kushtetutën e BIRK Neni 2 2.1. Bashkësia Islame e Kosovës misionin, punën aktivitetin dhe veprim e saj e organizon bazuar në mësimet e Kuranit e të Synnetit, të rregullave të nxjerra prej tyre në bazë të shkollës juridike hanefite, të kësaj Kushtetute, Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për liritë fetare si dhe të ligjeve të tjera të Republikës së Kosovës, – duket qarte se bazohet edhe ne Ligjin për Liritë Fetare e duke u bazuar ne këtë Ligj thuhet ne neni 1A pika 1.2 “Nëpunës Administrativ – të gjithë personat që kryejnë punë dhe shërbime administrative dhe teknike në bashkësinë fetare përkatëse” andaj për BIRK domosdoshmërisht hyn nen Ligji Nr. 05/L -031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE .

Vërejtje:

– Secili LIGJ për te qene i vlefshëm duhet te jete ne përputhje te plote me Kushtetutën e Kosovës, secili LIGJ e ka vlefshmërinë e tij ne hapësirë (ne rastin konkret ligjet ne Kosove vlejnë brenda kufijve te Kosovës), secili Ligj vlen ndaj te gjithë personave qe jetojnë ne territorin e shtetit pa dallim dhe ndaj te gjitha institucioneve përveç nëse një gjë e tille rregullohet specifikisht me ligj te veçantë.

– Te gjitha aktet tjera nen ligjore (Statut, Udhëzim, “kushtetutë” etj) duhet te jene ne përputhje te plote me Ligjet, ne te kundërtën nëse bien ndeshe me ligjet atëherë janë te pa vlefshme dhe nuk prodhojnë asnjë efekt ligjor.

Përgjegjësia zakonisht i referohet individëve, anëtarëve të organizatës, mirëpo dispozitat juridike lejojnë edhe që organi kolegjial mund të thirret në përgjegjësi.

Exit mobile version