I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se pas “madhështisë së Prishtinës”, Turneu i Ndryshimit vjen sot në Viti e nesër në Pejë.
“Pas madhështisë së Prishtinës, ‘Turneu i Ndryshimit’ vjen sot në Viti e nesër në Pejë, në dy takime të mëdha me qytetarë të dy qyteteve! Sot, në Viti, nga ora 18:00! Nesër, në Pejë, nga ora 12:00.” – ka shkruar Abdixhiku.
Në këto turne që do në 10 qytete të Kosovës, Abdixhiku do të prezantoi edhe kandidatët për deputetë të LDK-së.
“Eja, bëhu pjesë e rrugëtimit tonë për ndryshim! Bëhu ndryshimi.” – ka shkruar Abdixhiku.