Site icon PrishtinaPress

Pas Prishtinës, edhe komuna e Skenderajt i ndalon doracakët për edukimin seksual

Pas komunës së Prishtinës, edhe ajo e Skënderajt i ka ndaluar doracakët për edukimin seksual.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e komunës.

Postimi:

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt, ka marrë sot vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” 1-5, 6-9, 10-12, në të gjitha shkollat e komunës.

Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim me mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave, ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij.

Exit mobile version