Prishtina, Ferizaji, Gjakova e Mitrovica janë qytetet në të cilat Shpat Deda, shoqëruar nga Visar Kuçi dhe Tomor Kuçi, i mbajti katër koncertet e para të turneut unik ‘Muzikë n’Teatër’, iniciativë e kantautorit të mirënjohur që ka për qëllim të ndërtojë ura në mes të skenave të teatrove anembanë Kosovës dhe muzikës autoriale e artistike.
Në të gjitha qytetet pa përjashtim, koncertet u mirëpritën nga publiku me duartrokitje, brohoritje dhe këndim në kor në momente të veçanta të programit të përgatitur me shumë kujdes nga Deda dhe vëllezërit Kuçi.
Pas Prishtinës, Ferizajit, Gjakovës e Mitrovicës, turneu Muzikë n’Teatër vazhdon në Vushtrri për ta përmbyllur këtë fazë të turneut në Gjilan.
Të interesuarit mund ta ndjekin koncertit në dy netët e fundit të tij në lokacionet si vijon:
14 DHJETOR – Qendra Kulturore ‘ Hasan Prishtina, Teatri i Qytetit, Vushtrri – ora 20:00
16 DHJETOR – Teatri i Qytetit, Gjilan – ora 20:00



