1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Pas pezullimit të grevës, Nagavci kërkon të ndryshohet kalendari i vitit shkollor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka mirëpritur vendimin e mësimdhënësve që greva në arsim të pezullohet deri në janar të vitit të ardhshëm.

Teksa ka bërë thirrje për shpërndarje të teksteve shkollore te nxënësit nga shkollat që ende nuk e kanë bërë këtë, Nagavci ka thënë se kalendari i vitit shkollor duhet të ndryshohet.

Ndaj, ka bërë të ditur se menjëherë të hënën, do të formojnë grupin punues për të rishikuar këtë Udhëzim Administrativ.

“Do të vazhdojmë punën me intensitet të shtuar në përmirësimin e legjislacionit për licencimin e mësimdhënësve, vlerësimin e performancës dhe realizimin e shtesës së performancës. Do të vazhdojmë vizitat e takimet në komuna e shkolla për të dëgjuar e adresuar secilën brengë e ide të nxënësve, mësuesve, prindërve e udhëheqësve të shkollave”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, ministrja ka thënë se një muaj i humbur i mësimit është një dëm i madh, andaj “dhe puna e angazhimi i të gjithë neve për të përmirësuar këto humbje, duhet të jetë edhe më i madh”.

“Si Qeveri e Ministri e Arsimit do të vazhdojmë të kemi në vëmendje përmirësimin e kushteve të punës në çerdhe e shkolla, ofrimin e mundësive të barabarta për nxënësit e studentët”, ka shkruar tutje Nagavci.

“Po ashtu, mbështetjen e punëtorëve të arsimit drejt përmirësimit të mësimdhënies së tyre, bashkëpunimin me komunitetet e institucioneve edukativo arsimore, prindërit e nxënësit dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e rezultateve në arsim, për shkolla të sigurta e ambiente miqësore”.

Ndryshe, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se greva nuk do të ndërpritet por do të pezullohet.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që ta shfrytëzojë pezullimin e grevës dhe të reflektojë.

Gjatë konferencës së sotme, Jasharaj gjithashtu ka deklaruar se orët e humbura gjatë grevës nuk do të zëvendësohen.

“Sa i takon orëve të humbura në grevë nuk do të mbahen. Unë uroj që MASHTI nuk do të dal me ndonjë deklaratë kërcënuese. Nëse ata qasen mirë dhe kemi vullnet të mësimdhënësit siç i kemi pyetur do t’i pyesim prapë dhe do të shikojmë çfarë do bëjmë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img