Presidentja, Vjosa Osmani dhe homologu i saj serb, Aleksandar Vuçiq janë takuar sot në New York.
Ky takim mes tyre vie nën organizimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ”integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij”.
Njoftimi i plotë i saj:
Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij.
Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik.