-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pas përplasjeve me Kurtin, Shqiprim Arifit i largohet një këshilltar komunal

Argjend Sherifi, këshilltar komunal në Preshevë, është larguar nga partia Alternativa për Ndryshim, që e drejton kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Në një reagim të Sherifit, ai ka thënë se nuk është pajtuar me përplasjet që Arifi ka psaur me qeverinë në Kosovë.

Duke ditur se në Preshevë kryetari zgjedhet e rrëzohet nga asamblistët, atëherë përplasja me Kurtin dhe ndikimet që ka atje ministri Liburn Aliu, mund të jenë fatale për Arifin.

Postimi i Sherifit:

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,

Rrugëtimin tim në skenën politike e kam filluar me Alternativën për Ndryshim, dhe jam shumë krenarë për punët që kemi arritur ti realizojmë së bashku në aspektin kolektiv poashtu jam shumë krenarë në aspektin individual duke qëndruar gjithë këto vite besnik ndaj parimeve të mija, besnik ndaj subjektit dhe besnik ndaj të gjithëve.

Përgjatë gjith këtij rrugëtimi, nuk ka ardhur në shprehje as nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë se do te vijë dita ta stopoj për një çast këtë rrugëtim, edhe pse ka patur raste kur kam heshtur edhe kur është dashur të flas, vetëm e vetëm për hirë të kontributit të përbashkët si subjekt, e në veçanti për hirë të të gjithë atyre që na besuan. Por ja që erdhi koha me e vu në peshore, kontributin e një subjekti me fatin e popullatës së komunës sonë.

E kam thënë edhe më herët publikisht se si pushtet lokal kemi gabuar dhe do të gabojmë në të ardhmen sepse askush nuk është i pagabueshëm. Por gabimet e të parit të subjektit tonë që është edhe i pari i komunës, nuk justifikohen më.

Jam i gatshëm që me orë të tëra të flasim për të mirat dhe të këqijat e qeverisjes lokale sepse të mirat nuk do ti mohoj asnjëherë, por të këqijat besojë se të gjithë tashmë i dini dhe jeni duke i prekë.

Ishim shpresa pothuajse e fundit e kësaj komune, për një qeverisje të drejtë, transparente, për të gjithë pa dallime, por këtë shpres e mori era.

Ishim zëri dhe shpresa e rinisë në veçanti, ndërkaq të rinjtë tanë po treten varg nëpër rrugët e mërgimit.

E mos të flasim për bashkëpunim dhe bashkërendim me udhëheqës të shtetit tonë amë Republikës së Shqipërisë, dhe asaj të Republikës së Kosovës, në kohën kur më së shumti kërkohet që të jemi unik në raport me ta.

E gjith kjo katrahur politike për mua ka veç një emër, ai është Shqiprim Arifi.

Një njëri të cilin ne të rinjtë ia dham mundësinë e artë që të bëhet udhëheqës i një komune, e ulëm në tryeza ku ndoshta nuk do të kishte patur mundësi të ulej asnjëherë në jetë, me ose pa vetëdije e keqpërdori këtë rast duke na kthyer me papërgjegjëshmëri të skajshme. Duke menduar se vetë i di të gjitha, duke menduar se ne këshilltaret jemi kukulla, duke i dhënë vetes të drejtë si kryetar komune të fyej burrështetas, edhe më e rënd në rastin tonë sepse bëhet fjalë për burrështetas që e flasin të njejtën gjuhë.

E kam këshilluar personalisht që në fillet e para të zënkës me udhëheqës të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por gjithmonë në vesh të shurdhër. Bindja ime politike ndoshta nuk është e njejtë me z.Kurti, por kush më jep mua të drejtë, apo një kryetari të një komune si kjo e jona të kritikojë e të fyej vazhdimisht një kryeministër shteti?!

Nëse kemi prirje vetëm për kritika, atëherë e kemi kryeministren e shtetit ku po jetojmë apo presidentin dhe kemi plotësisht të drejtë të japim ditë/natë kritika, sepse jemi komuniteti më i diskriminuar në evropë ndoshta edhe më gjerë.

Sidoqoftë nuk do ta zgjas më shumë, jam i hapur gjithmonë kudo dhe me këdo të mbrojë arsyet e shëndosha për veprimin tim që po e ndërmarr.

Me përgjegjësi të plotë morale dhe me bindje të plotë personale, deklarojë se unë nuk do ta mbështes më me votën time kryetarin aktual të komunës Shqiprim Arifin.

E besojë fort se ka shume nga kolegët e mi që mendojnë njejtë, por e kan ndonjë arsye që nuk i lejon të marrin këtë vendim, sepse jemi vend i vogël ku të gjith njihemi mes veti dhe të vështira janë këto vendime, e unë i ftoj me sinqeritetin më të madh që të bashkohemi e ta largojmë Shqiprim Arifin nga pozita që mban, sa nuk është bërë tepër vonë, përndryshe në fund fare, faji nuk do ngelet vetëm tek Shqiprim Arifi, por do të bartet përgjegjësia edhe tek ne.

Për të na bërë më të lehtë të gjithve, e ftoj Shqiprim Arifin që të japi dorëheqje nga të gjitha pozitat që i gëzon aktualisht.

Dhe për fund, unë do të vazhdojë të jem këshilltarë i Alternativës për Ndryshim, dhe urojë që ky subjekt të vazhdojë të jetë pjesë e skenës politike, kuptohet pa Shqiprim Arifin, sepse në strukturat e saja ka shumë djem e vajza të reja që ia duan të mirën këtij vendi.

Pezullojë pjesmarrjen time në seanca të Kuvendit Komunal (për të shkaktuar mungesë kuorumi) deri në dorëheqjen apo shkarkimin e Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Komunës!

#AlternativaPaShqiprimArifin

Ju faleminderit për besimin.

Sinqerisht,

Argjend Sherifi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img