8 C
Pristina
Saturday, March 1, 2025

Buy now

spot_img

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Ajo që duhej të ishte një moment triumfi në Fox News u kthye në menaxhim krizash për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit u përballë me një situatë të pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, kur u kritikua hapur nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe zëvenëspresidenti amerikan, JD Vance për luftën në Ukrainë.

Në intervistë me mediumin amerikan, lideri ukrainas e përshkroi takimin si një moment me qëndrime të hapura dhe të ndryshme mes dy udhëheqësve të vendeve, por tha se nuk e shihte të nevojshme të kërkonte falje.

Ai shtoi se dëshironte që Trump të ishte “më shumë në anën tonë” pasi presidenti amerikan kishte thënë se ishte mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Unë dua, vërtet, që ai të jetë më shumë në anën tonë. Nuk është thjesht se lufta filloi diku mes vendeve tona. Lufta filloi kur Rusia e solli këtë luftë në vendin tonë. Dhe ata nuk kanë të drejtë”, tha ai.

Zelensky gjithashtu shprehu besimin se marrëdhënia mund të riparohej në mes të dy vendeve.

Ndryshe, Trump refuzoi të thotë se Rusia e filloi luftën dhe se qëndron mes të dyja vendeve, gjegjësisht nuk e mbështet vetëm Ukrainën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img