2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pas përplasjes me Haxhiun, Fatmire Kollçaku replikon ashpër edhe me Zemajn

Pasi u përplas me deputetin e PDK-së në komisionin për shëndetësi kryetarja e komisionit Fatmire Kollçaku u përplas edhe me deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Në kohën kur po largohej nga Komisioni ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u largua edhe ish ministri Armend Zemaj i cili theksoi se kanë shkuar në Komision të komunikojnë me ministrin Latifi dhe jo me vartësit e tij.

Pas kësaj, reagoi deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, duke thënë se kujt s’i pëlqen mund të largohet.

“Ne kemi ardhur me komuniku me ministrin…këta janë vartësit e tij… Përgjegjësia është politike….”, tha Zemaj.

Ndërsa më pas Kollçaku tha “Me dy të ftuarit tjerë mund të vazhdojmë, kujt nuk i pëlqen mundet me u  largu”.

“Ish ministri po largohet bashkë me ministrin…. Nuk po mundesh me dal nga petku i ministrit… Sa zor është me pas një ish ministër deputet…”, iu drejtua Kollçaku, Zemajt.

“Nuk po mundem me dëgju demagogjinë tënde dhe të kësaj mazhorance”, shtoi tutje, Zemaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img