Site icon PrishtinaPress

Pas përhapjes të variantit Delta Plus, flet Lul Raka

Mikrobiologu Lul Raka, pas përhapjes së variantit Delta Plus në Kosovë ka thënë se nuk ka nevojë për panik sepse sipas tij armë për tu mbrojtur e kemi.

“Edhe ndaj këtij nënvarianti, vaksina është shumë efikase në uljen e rrezikut të vdekjes, sëmundjes së rëndë apo shtrimit në spital”, ka shkruar Raka.

Tutje ai tha se në Kosovë, 93% e personave të shtrirë në spital nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Në kohën e rritjes së numrit  të rasteve dhe vdekjeve kudo përreth nesh, të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, tash është koha më e mirë për vaksinim. Sot, stoqet me vaksina janë plot; nuk keni nevojë për termin dhe mund ta merrni vaksinën kudo”, ka shtuar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

– Varianti Delta i koronavirusit ka afër 56 pasardhës apo nënvariante. “Delta plusi” ose AY.4.2 është vetëm njëri prej tyre. Deri në fund të pandemisë bota do të njohë edhe variante të reja, sepse mutacionet që ndodhin në viruse janë fenomen normal në biologjinë e tyre.

– Nuk ka nevojë për panikë nga nënvarianti i ri, sepse armën më efikase të përballjes me të e kemi në duart tona – Vaksinën! Atë thjesht duhet ta shfrytëzojmë!

– Edhe ndaj këtij nënvarianti, vaksina është shumë efikase në uljen e rrezikut të vdekjes, sëmundjes së rëndë apo shtrimit në spital.

– Në Kosovë, 93% e personave të shtrirë në spital NUK kanë qenë të vaksinuar!

– Prej fillimit të pandemisë i kemi mësuar masat për parandalim, kontrollë dhe inspektim ndaj Covid-19, por shpesh nuk i kemi zbatuar në praktikë.

– Në kohën e rritjes së numrit  të rasteve dhe vdekjeve kudo përreth nesh, të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, tash është koha më e mirë për vaksinim.

– Sot, stoqet me vaksina janë plot; nuk keni nevojë për termin dhe mund ta merrni vaksinën kudo.

– VAKSINOHU! NESËR MUND JETË SHUMË VONË!

Exit mobile version