Site icon PrishtinaPress

Pas PDK-së e LDK-së, edhe AAK shkon në takimin e presidentes për datën e zgjedhjeve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të shkojë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Osmani për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta.”

Pjesëmarrjen në takimin e 31 korrikut deri tani e kanë konfirmuar edhe PDK e LDK.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave, e dyta PDK, e treta LDK dhe e katërta AAK.

Exit mobile version