3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Pas paralajmërimit për liberalizim vizash, Lajçak takohet me Escobarin

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak është takuar të premten me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në Twiter, Lajçak ka thënë se Shtetet e Bashkuaratë Amerikës i japin atij mbëshetje të fortë për punën në çështjen e lehtësimit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Është mirë të takohem me Gabriel Escobar për të përditësuar njëri-tjetrin mbi zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun e lehtësuar nga BE. Unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të qartë ???????? për punën time”, ka shkruar Ljaçak.

Takimi në mes tyre vjen në një kohë kur është paralajmëruar liberalizimi i vizave për Kosovën nga vetë emisari i BE-së për dialogun.

Ndërkohë është paralajmëruar edhe një marrëveshje e re në mes Kosovës dhe Serbisë – raportohet se do të jetë pajtim për çështje energjetike. 

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është radhuar viteve të fundit dhe Beogradi e akuzon Kosovën për “neglizhencë”.

Por të premten kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq e ka mohuar sërish gjenocidin në Kosovë.

Shpesh politikanët serbë shprehin mendimet e tyre të njëjta si në kohën e luftës në Kosovë 1999.

Pos që e mohojnë pavarësinë e Kosovës, refuzojnë të pranojnë që kanë kryer krime – për të cilat ka rrjedhur edhe ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img