0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Pas padisë nga LVV, gjykata pezullon vendimin e bordit të ZRRE-së për tarifat nxitëse

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim në favor të padisë së ushtruar nga Lëvizja Vetëvendosje, për pezullimin e vendimit të bordit të ZRRE-së për shtimin e kapaciteteve me tarifa nxitëse për sistemet solare fotovoltaike.

Këtë e ka bërë të ditur LVV-ja, përmes një njoftimi për media.

“Anëtari i Kryesisë Sami Kurteshi dhe aktivisti Getoar Mjeku, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor, dorëzuan me 24 dhjetor padi ndaj vendimit të ZRRE-së për shtimin e kapaciteteve me tarifa nxitëse për sistemet solare fotovoltaike.

Me 14 janar u njoftuam nga Gjykata Themelore me Aktvendimin ku aprovohet kërkesa jonë për pezullimin e këtij vendimi deri sa kjo çështje të shqyrtohet nga Gjykata”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

ZRRE-ja më 27 nëntor të vitit 2019 kishte marrë vendim për skemë të re mbështetëse me tarifa nxitëse, e sipas Vetëvendosjes, kjo u garanton disa prodhuesve të paracaktuar të energjisë së ripërtërishme blerjen e energjisë me çmim shumë më të lartë se vlera e tregut.

Njoftimi i plotë:

Gjykata pezulloi vendimin e bordit të ZRRE-së

Anëtari i Kryesisë Sami Kurteshi dhe aktivisti Getoar Mjeku, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor, dorëzuan me 24 dhjetor padi ndaj vendimit të ZRRE-së për shtimin e kapaciteteve me tarifa nxitëse për sistemet solare fotovoltaike.

Me 14 janar u njoftuam nga Gjykata Themelore me Aktvendimin ku aprovohet kërkesa jonë për pezullimin e këtij vendimi deri sa kjo çështje të shqyrtohet nga Gjykata.

Rikujtojmë se ky vendim u morë më 27 nëntor 2019, teksa në Kosovë ishte shpallur ditë zie për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Në atë mbledhje Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pasi që e shtoi si pikë të rendit të ditës aty për aty dhe pa arsyetim valid, mori vendim për një skemë të re mbështetëse me tarifa nxitëse, duke u garantuar disa prodhuesve të para­caktuar të energjisë së ripër­të­rishme blerjen e energjisë me çmim shumë më të lartë se vlera e tregut. Të njëjtin vendim e patën marrë edhe në 2016 me një çmim edhe më të lartë se tash, 136.4 euro për MËh që u paguhet për 10 vite dhe mbi 50% të tyre një grupi financiar, Devollit. Por nuk u mjaftoi kjo, e përsëritën duke e zgjeruar në 20 MË dhe me tarifën nxitëse 85.5 euro për MËh, për 12 vite, tash mbi 60% të njëjtit grup financiar.

Vendimi i paditur nga ne nuk ka bazë ligjore dhe përbën shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi, cenon shtetin e së drejtës dhe cenon interesin publik në favor të interesave private të cilat në rastin konkret nuk shërbejnë për asgjë tjetër në sektorin energjetik e as obligimeve ndërkombetarë të Kosovës, përveçse nga faturat tona të energjisë do të paguhen Devolli e të tjerë për çmimin e energjisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img