Site icon PrishtinaPress

Pas Osmanit, Von der Leyen në takim me Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmano, ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi ka nisur pak minuta me vonesë, për shkak të konferencës për media që patën Osmani dhe Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian ka nisur dje vizitën e saj katërditore në Ballkanin Perëndimor, ku ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut.

Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ajo do të vizitoj edhe Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Exit mobile version