Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura, James Heappey.
Takimi është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë së Kosovës. Pas takimit, është paralajmëruar se ministri James Heappey, do të deklarohet për media.
James Heappey gjatë ditës po ashtu është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.


