Site icon PrishtinaPress

Pas Osmanit, Kurti e pret në takim raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në orën 14:00, e pret në takim Raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.

Para Kurtit, Bakoyannis do të takohet edhe me presidenten Osmani.

Presidenca njoftoi se takimi do të nisë në orën 10:00 në kabinetin e Presidentes.

Detyra e Bakoyannis do të jetë të bëjë raportin, i cili shkon në seancë plenare pasi ta marrë raportin nga dy juristët eminentë që tashmë janë caktuar.

Exit mobile version