Nj burrë është arrestuar në Prishtinë.
Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka goditur me motoçikletë një person.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Agim Ramadani, Prishtinë / 19.04.2025-12:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, pas një mosmarrëveshje e ka goditur me motoçikletë viktimën mashkull shtetas të huaj, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”