Juventusi e mposhti Manchester Unitedin me rezultat 0 me 1, ndërsa Cristiano Ronaldo kishte disa raste për shënim.
Para ndeshjes, ylli portugez u takua me njeriun që e bëri atë që është sot, Sir Alex Ferguson, përcjell “lajmi.net”.
Cristiano Ronaldo ka postuar një foto me të, duke u shprehur shumë i lumtur për gjendjen e ish-trajnerit të tij, pasi i ishte nënshtruar muaj më parë një operacioni.
“Një trajner i mrekullueshëm, mbi të gjitha një njëri i mirë. Më mësoi shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës. Është e mrekullueshme të të shoh në formë të mirë, Bos!”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.