Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, janë parë sot në parkun e Gërmisë në kryeqytet.
Kurti dhe Osmani janë parë duke pirë kafe bashkë në një nga restorantet në këtë park.
Nuk dihet se për çfarë është biseduar, mirëpo ky takim vjen pasi që, sot u bë media se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit, do të ndërprejnë bashkëpunimin në Ferizaj.
Këto fotografi i ka shpërndarë Gazeta Metro.