-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pas ndarjes nga Blero, Afrona Dika konfirmon lidhjen e re

Një prej çifteve më të përfolura në media rozë kanë qenë padyshim këngëtari Blero dhe ish-partnerja e tij, Afrona Dika.

Dyshja që kurorizuan dashurinë me martesë në shtator të vitit 2019 u ndan vitin që lamë pas.

Dhe ndërkohë që raportohej për ndarjen e tyre ata preferuar të qëndronin të heshtur, teksa së fundmi Afrona vendosi të fliste për herë të parë rreth ndarjes me artistin.

E ftuar në Prive, Afrona ka rrëfyer përjetimet pas ndarjes dhe se çfarë e solli ish-çiftin që të merrnin vendim për t’i ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

“Marrëdhënia jonë po vdiste ngadalë dhe ne në fakt nuk e kuptonim sepse ndonjëherë është e vështirë të vendosësh diçka, a është e drejtë apo e padrejtë.Faji gjithmonë mendoj se është i dyanshëm, nuk mund të them që ka qenë faji im apo i tij. Thjesht nuk funksiononte më”, tha mes tjerash Afrona.

Por, pas ndarjes nga Blero, ajo u përfol për një lidhje të re dashurie, që ajo e konfirmoi edhe vet.

“Së pari e kam shëndetin kjo është më e rëndësishmja, e kam familjen shëndosh e mirë, e kam punën, partnerin tim dhe ndihem e lumtur me gjithçka që më rrethon dhe personat që i kam afër”, tha ajo.

“Nuk është fytyrë publike, më bën të ndihem e lumtur, dua ta mbaj jashtë mediave thjeshtë po e shijoj, më përkrah në të gjitha aspektet”, shtoi Afrona duke mos dhënë më shumë detaje për historinë e re të dashurisë.

Dika ndër tjera tha gjithashtu që në një të ardhme të afër planifikon të bëhet nënë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img