Site icon PrishtinaPress

Pas ndalimit të dasmave, reagon ashpër Labinot Tahiri: Nuk mund të kthejmë kaparet, nuk ka asnjë virus

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar së fundmi masat e reja ndaj COVID-19, të cilat hyjnë në fuqi nga data 4 maj.

I njëjti ka pohuar se viti 2020 do të jetë vit i distancës, duke shtuar se nuk do të ketë këtë vit dasma, tubime apo ahengje familjare.

E gjithë kjo situatë duket se i afekton në masë të madhe ata që përfitojnë prej këtyre aktiviteteve, si bizneset e hotelierisë dhe turizmit, organizatorët e konferencave si dhe këngëtarët.

Ish-deputeti dhe këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka bërë një reagim publik së fundmi në rrjetin social Facebook, duke shkruar se është kundër këtij vendimi.

Këngëtari ferizajas ndër të tjerash cek se këngëtarët e dasmave kanë marrë kapar dhe nuk mund ta kthejnë atë, pasi i kanë harxhuar paratë, teksa kreditë dhe përfitimet e tyre për jetesë janë një arsye më shumë që e rreshtojnë atë kundër këtij vendimi.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Përshëndetje!

REAGIM PËR KËTO VEPRIME TË ULTA!

Më vjen keq tej mase ku kështu klasifikohen bizneset të cilat duhet bllokohen kinse per rastin e pandemise!

1 Ne si këngëtarë kemi marrur kopare, dhe ato nuk mund te kthehn përarsye se i kemi hargjua dhe tani si do te shtyhet dasma e njeriut qe pret ta beje dasmen!
2 a me paguan kredine personalisht mua shteti tani që raten e kam çdo muaj 2100 €
3 si te ja bejm me bankat, ku ato nuk pyesin?
4 si kerkoni tatim me ju pagu edhe pse jam zero zero me pagesa kur nuk punojme pra në këtë sezonë!

Ta merrni seriozisht këtë qështje se do të thras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj per protesta të partive por per jeten e qytetarëve.

A e dini se afro 30.000 puntor staf mbesin pa punë sa i perket restoraneve kush ju jep para per muajt qe i humbin?

Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoraneve dhe të diskotekave!

Fundja, unë fitoj nga ky profesion dhe ndaj parate e mia me skamnoret tash e 15 vite , neser me dhimet qytetari nëse nuk kam me i dhuru diqka.

Kurfar Pandemie nuk ka as kurfar Virusi nuk ka, kjo është shperlarje e trunit të popupljve se qe 1 muaj e gjysëm jam me njerëz por hala sme vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e dorza para qytetarëve!

Zoti e beft hajr e le ta lexojne yjet e e
ESTRADES

Nëse nuk dilni protesta unë nuk organizoj.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”. 

Foto: SC/Labinot Tahiri/Facebook

Exit mobile version