7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Pas “mini-hajnisë” në Bruksel, Abdixhiku tregon milionat e humbura të Kosovës

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka rikujtuar ngjarjet që po ndodhin në Kosovë.

Ai këtë e ka bërë, pas bujës së madhe që ka bërë një zyrtare e Kosovës, për vjedhjen në Bruksel.

Kështu, Abdixhiku ka renditur disa “hajni” të ndodhura në institucionet më të mëdha të vendit, e të cilat kanë ndodhur vetëm sivjet.

Ky është postimi i tij:

Meqë qenka temë hajnia, ajo e një zyrtareje në Bruksel, t’ua kujtoj për pak këtë tjetrën, të Kosovës, që po na ndodhë vetëm sivjet:

– 53 MILIONË tuajat po i jepen Bechtel Enkas, pa asnjë vlerësim, pa asnjë verifikim. Si tall pazari; fiks. Po e shesin madje si kursim.

– 11 MILIONË tuajat po i jepen serbëve në Veri, për tua pagaur rrymën veç për një vit. Tash e njëzet vjet s’paguhet rryma atje.

– 36 MILIONË tuajat po i jepen PTK-së, për t’ia mbuluar dëmet e kontratave kriminale, punësimeve militante, e llukseve menaxheriale. Për të gjitha këto, zero përgjegjësi.

– 10 MILIONË tuajat po i jepen Qeverisë. Duan dyfishim page për vete si shpërblim. Paga e re është dhjetëfish më e larta se mesatarja; si asnjë vend tjetër në botë.

– 3 MILIONË tuajat po i jepen zëvendësministrave, armatës më të madhe të badihavgjinjëve në Evropë. Janë bërë plot 80 sosh; pa punë, pa obligim, pa asnjë detyrim.

– 80 MILIONË tuajat po i jepen listave fiktive të veteranëve – të cilat vazhdojnë të rriten edhe këtë ditë. Gjashtëdhjetë milionët e ndara në fillim nuk po mjaftojnë; duhet shtuar edhe njëzet shtesë.

Dhe brengosemi për imazh mandej.

Çfarë imazhi japin gjithë këto?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img