Kuvendi i Kosovës ka pezulluar procedurat për zbatimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese në një letër dërguar këtij institucioni ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publikë i kontestuar nga 11 deputetët, nuk mund të dekretohet, as të hyjë në fuqi si dhe as të prodhojë efekte juridike deri në vendimin final të kësaj gjykate.
Afati i përgjigjeve sipas shkresës është 23 janari 2023.
Ndryshe, Ligji për Zyrtarët Publikë ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese një javë pas miratimit.
Kontestimin e tij në këtë instancë të shtetit e kanë bërë dy partitë opozitare, PDK e LDK – pasi nuk janë pajtuar me disa nene të tij.
Ndryshe, për ligjin në fjalë kundër është deklaruar edhe Bashkimi Evropian duke thënë se i njëjti është problematik në lidhje me sigurimin e një shërbimi civil të bazuar në merita.