1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pas letrës së Kushtetueses, Kuvendi pezullon procedurat për zbatimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë

Kuvendi i Kosovës ka pezulluar procedurat për zbatimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese në një letër dërguar këtij institucioni ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publikë i kontestuar nga 11 deputetët, nuk mund të dekretohet, as të hyjë në fuqi si dhe as të prodhojë efekte juridike deri në vendimin final të kësaj gjykate.

Afati i përgjigjeve sipas shkresës është 23 janari 2023.

Ndryshe, Ligji për Zyrtarët Publikë ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese një javë pas miratimit.

Kontestimin e tij në këtë instancë të shtetit e kanë bërë dy partitë opozitare, PDK e LDK – pasi nuk janë pajtuar me disa nene të tij.

Ndryshe, për ligjin në fjalë kundër është deklaruar edhe Bashkimi Evropian duke thënë se i njëjti është problematik në lidhje me sigurimin e një shërbimi civil të bazuar në merita.

Kushtetuesja, Kuvendit: Ligji për Zyrtarët Publikë s’mund të dekretohet as hyjë në fuqi deri në vendimin final të Gjykatës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img