2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Pas LDK dhe AAK-së, edhe PDK-ja thotë se nuk e voton buxhetin

Partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK janë deklaruar se nuk do ta votojnë projektbuxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm që është parashikuar të jetë 3.6 miliardë euro.

Pas vendimit të sotëm të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit u vendos që ky buxhet të hidhet në votim në seancën e 11 shtatorit.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri me anë të një postimi në Facebook tha se buxhetet e miratuara ndër vite nga qeveria aktuale, sipas tij “nuk kanë lënë kurrfarë gjurme, as në zhvillim, as në mirëqenie as në ekonomi”.

“Duke qenë plotësisht të bindur se Kosova mundet më mirë, ne nuk do ta votojmë këtë buxhet. Shpresën, mirëqenien dhe angazhimin për ta bërë më mirë Kosovën, do ta reflektojë në buxhetin për vitin e ardhshëm, Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, me kryeministër Bedri Hamzën”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.

Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi deklaroi se kjo parti nuk do ta votojë buxhetin pasi sipas tij, ai ka probleme ligjore dhe kushtetuese.

Edhe shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ky subjekt politik nuk do të votojë pro buxhetit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img