Dyshja që u bënë çift në Big Brother Vip Kosova, Getinjo dhe Vivi e kanë hequr nga lista e ndjekësve njëri tjetrin në Instagram.
Kjo bëri që të ngjallen dyshime se ata janë ndarë.
Por, pas lajmit kanë reaguar të dy duke mohuar ndarjen.Getinjo përmes një postimi në Instagram tha se do të largohet për një kohë nga rrjetet sociale dhe kjo s’ka të bëjë me lidhjen e tij me Vivin, por që po kalon një depresion dhe ka nevojë të pushojë.
Ndërsa, Vivi ka publikuar një foto duke biseduar me videolidhje me Getin, teksa ka shkruar se truri ka nevojë për qetësi dhe se lutet për mirëkuptim.