-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pas kritikave për FSHF-në, Agim Ademi kërkon ndihmë te Duka për ankesën në UEFA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur se me ndihmën e homologut të tij nga Shqipëria, Armand Duka, do të bëjë ankesën në UEFA lidhur me ndeshjen kundër Rumanisë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Ademi është shfaqur së bashku me Armand Dukën nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Muhamed Sejdini nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut.

“06.30h: E filluam ditën së bashku!”, ka shkruar i pari i Federatës në fotografinë e përbashkët në Instagram.

Ai ka bërë të ditur se në lidhje me incidentin e ndodhur në Bukuresht, ka kërkuar edhe ndihmën e Dukës i cili aktualisht është anëtarë i KE në UEFA dhe do të adresojë ankesën e FFK-së.

“Rreth rastit të ndodhur në Rumani sot paraqita ankesë edhe të presidenti Armand Duka, i cili në cilësi të anëtarit të KE të UEFA-s është mbikqyrës dhe e mbulon edhe Kosovën. Ai si i deleguar i regjionit do ta adresojë ankesën tonë në mbledhjen e radhës të KE të UEFA-s”, shkroi Ademi.

Kujtojmë se disa ditë më parë, kreu i FFK-së deklaroi se nuk është në rregull që lojtarët e Kosovës të ftohen nga Kombëtarja e Shqipërisë.

“Ne kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me Federatën Shqiptare, por mendoj se kjo nuk është në rregull të ftohen lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë. Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”, kishte thënë Ademi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img