LVV ka reaguar pas kritikave për keq menaxhim sa i përket energjisë elektrike.
Përmes një videoje ata akuzojnë qeveritë e kaluara se janë pikërisht ata që e lanë sektorin e energjisë në terr dhe në gjendje të mjerueshme.
‘’Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës. Qeverisja e re ani pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t’ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk po përballemi vetëm ne por e gjithë Evropa’’, than Vetëvendosje përmes një videoje të publikuar në Facebook.
Kurse në video, LVV, ka publikuar veprimet e Qeverisë për më pak se dy vite në sektorin e energjisë, dhe 20 vitet paraprake se si është rrënuar ky sistem.