Ditën e djeshme u raportua për 14-vjeçarin që kreu krimin makabër me tetë të vrarë në Beograd.
Nxënësi i klasës së shtatë të mërkurën në mëngjes shkoi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, debatoi me rojën dhe e vrau, para se të futej në klasë në orën e historisë dhe të qëllonte nxënësit. Ai la të vdekur tetë nxënës dhe plagosi shtatë të tjerë. Armën që e përdori për ta kryer krimin e kishte marrë nga babai.
Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta.
Një reagim e ka bërë edhe opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Zhaklinë Lekatari.
Ajo ka reaguar përmes një postimi në ‘Instagram’, ku ka shkruar: Qëndro e fortë Serbi.