Me sa duket kjo verë do të jetë e mbushur me dasma të personazheve VIP.
Dy ditë më parë u martuan Klea Huta e Elgit Doda, në radhë janë Arbana Osmani dhe Eduart Grishajn të cilët do të kurorëzohen në Itali.
Por, siç duket lajme të reja kemi edhe nga Lindi Islami e Venera Lumani. Dyshja ishin të ftuar në dasmën e Kleas dhe Gitit, ku si duket iu ka lindur dëshira për një ceremoni të tyren.
“Po ne kur?”, shkruan Venera krahas një fotoje me Lindin.

Mbase jo këtë verë, por këngëtarja e dha sinjalin që së shpejti me shumë mundësi po.