3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Pas KFOR-it edhe FSK-ja angazhohet në shuarjen zjarrit në Prevallë

Ka nisur sërish ndërhyrja e KFOR-it për të shuarjen e vatrave të zjarrit në Prevallë, derisa aksionit  i është bashkuar edhe FSK-ja.

Në Prevallë janë aktivizuar sërish zjarret. Qytetarët dhe pylltarët janë munduar që në orët mëngjesit që t’i shuajnë zjarret por raportohet se ato kanë arritur shumë afër zonës së banuar.

Ndërkohë pas orës 12.00 në Prevallë ka arritur një veturë e zjarrfikësve, por sipas banorëve atje kjo është e pamjaftueshme.

Më vonë gjatë ditës është parë edhe ndërhyrja e helikopterit të KFOR-it.

KFOR-i ka deklaruar se ndërhyrja e tyre bëhet vetëm pas kërkesës së autoriteteve të Kosovës për ndihmë.

Derisa gjatë pasdites është parë edhe mobilizimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës që u janë bashkuara banorëve dhe zjarrfikësve për të ndalur zjarret në Prevallë.

Banorët dhe përfaqësuesit e hotelerisë po bëjnë thirrje që të intervenohet sa më shpejt, sepse sipas tyre po rrezikohen dhe objektet e banimit.

“I bëjmë thirrje institucionet dhe zjarrfikësit nga të gjitha zonat, se edhe këta janë lodhë shumë, me ardhë e me na ndihmu. Sepse ka nisë edhe një frymë e flaka spo ndalet hiç. është një shtëpi e rrezikuar, vetëm  metra larg zjarrit, ka mundësi me hy komplet edhe këtu e mu djegë krejt vilat. Ju bëjmë apel institucioneve e KFOR-it me ardhë me na ndihmu”, tha për RTK-në Burim Sallauka, nënkryetar i Odës dhe Hotelierisë së Kosovës.

Përkundër tymit dhe flakëve, të shtunën, në Prevallë kishte qindra vizitorë.

Zjarret janë afër villave dhe bizneseve, por ato aktualisht nuk janë të rrezikuara.

Prevalla për dhjetë ditë është duke u përball me zjarre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img