Site icon PrishtinaPress

Pas kërkesës për anëtarësim në NATO, Mehaj kërkon njohjen edhe nga pesë shtetet e BE-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas kërkesës për anëtarësim të NATO, ka kërkuar që të njihet pavarësia e Kosovës edhe nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. 

Mehaj në një postim në Facebook ka shkruar se kërkuar nga qytetarët dhe diaspora të gjithë në rrjetet sociale të vendosin hashtagun #KosovoInNATO, #KosovoInEU.

Ai ka kërkuar nga Sllovakia, Rumania, Greqia, Spanja dhe Qipro që ta njohin shtetin e Kosovës.

“Qytetarë të dashur, Bashkëkombës nga mërgata jonë kudo në Botë,

Miq tanë ndërkombëtar,

Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,

Të ftoni kudo që jeni, nga cilado pozitë që keni,

Të ftoni miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe popullit tonë:

– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.

– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.

– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.

Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNATO, #KosovoInEU.

Exit mobile version