Site icon PrishtinaPress

Pas kancerit aktorja e njohur turke e merr këtë vendim për pamjen e saj

Aktorja e njohur Canan Ergüder që e mposhti kancerin e gjirit i është rikthyer fuqishëm punës së saj.

Nga një grua që kishte një stil të veçantë me flokë të gjata, Canani tashmë duket ndryshe.  Stilin me flokë të shkurtër aktorja tha se do e mbajë gjithmonë

“Unë i dua absolutisht flokët e mi të shkurtër dhe për fat, kam hasur në dy personazhe që më shkojnë më shumë flokët e shkurtër”, tha ndër tjera aktorja.

41 vjeçarja ka theksuar se tashmë gëzon shëndet të mirë.

Aktorja 41 vjeçare, është e martuar me aktorin turk, Kenan Ece në vitin 2017 dhe së bashku kanë një djalë të quajtur Demir.
Exit mobile version