Lidhja e Loredana Zefit me Karim Adeyemi ka bërë bujë jo vetëm në mediat vendore por edhe ato ndërkombëtare.
Pas disa ditëve injorim dhe heshtje ironia dhe reagimi i Mozzik që të gjithē po e prisnin erdhi dje.
Ai ka postuar foto ku shfaqet me bluzen e Bayern Munchen, rivalit të përjetshëm të Dortmund, që pak javë më parë i “vodhën” edhe titullin kampion në minutat e fundit të kampionatit.
Bashkangjitur me foton, Mozzik shkruan thjesht: “Forca Bayern”, një ironi kjo për ish-in e tij dhe partnerin aktual, që është një prej lojtarëve protagonistë tek Dortmund.
I shpejtë ka qenë komenti i Getinjos, i cili po ashtu iu bashkua ironisë për të dashurin e ri të Loredanës.
‘‘Kurr se la pa e ndreq punen me t’shti n’Bayern me lujt, Maje nmen heheheheh”, ka qenë komenti i Getinjos, në këtë foto.
E gjithë kjo situatë u komentua shumë në rrjetet sociale e pa reaguar nuk e la as Loredana.
Kjo e fundit publikoi pamje të reja nën përqafimin e futbollistit duke treguar se ajo është e lumtur dhe e dashuruar.