16.1 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Pas intervistimit, lirohet kreu i FFK-së, Agim Ademi

Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites ka intervistuar në stacion policor kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin.

IndeksOnline ka raportuar se Ademit i është lënë ftesa për tu paraqitur te Krimet Ekonomike në lidhje me një rast që po hetohet.

Lajmi është konfirmuar tani edhe nga Policia e Kosovës.

Komunikata e policisë:

Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qëndron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img