Site icon PrishtinaPress

Pas Ibras e Diazit, nga Milani mund të largohet edhe një lojtar ofanziv

Milani e ka nisur operacionin “fshesa”.

Pas largimeve të Zlatan Ibrahimovicit dhe Brahim Diazit, “Rossoneri” po mendojnë të ndahen edhe me dy lojtarë të tjerë ofanzivë.

Sipas të së përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, Kuqezinjtë mund ta shesin njërin prej lojtarëve, Alexis Saelemaekers ose Junior Messias, përcjell “Gazeta Express”.

Njëri prej tyre do të jetë i detyruar të largohet nga San Siro për t’i bërë vend titullarit të ardhshëm të krahut të djathtë të ekipit për edicionin 2023/24.

Milani e ka ndërmend të përforcohet në repartin ofanziv, ndërsa duhet të vlerësohet edhe e ardhmja e Charles Ketelaere.

Rrugën e Ibras dhe të Diazit mund ta ndjek edhe sulmuesi belg, Divock Origi, i cili e pati një sezon dëshpërues në Itali.

E në mesin e lojtarëve që përmenden si përforcime eventuale të Milanit janë lojtarët si Arnautovic, Scamacca, Morata, Okafor, Pulisic, Chukweze, apo edhe ylli kosovar, Edon Zhegrova.

Exit mobile version