Kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Gazeta Express ka mësuar se Mujka ka dhënë dorëheqje në mbledhjen e sotme të Kryesisë.
Express ka mësuar se ushtrues detyre i kryetarit të VV-së deri në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Alban Uka.
Faruk Mujka udhëhoqi Vetëvendosjen e Mitrovicës për disa vite, ndërsa në zgjedhjet e fundit ajo doli e dyta (34,40%), kurse në asamble fitoi rreth 30% të votave.