-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Pas Gjermanisë, edhe Holanda ia ndalon Erdoganit tubimet e fushatës për referendum

Pas një mosmarrëveshje me Gjermaninë për shkak të vendimit të kësaj të fundit për t’ua ndaluar ministrave turq mbajtjen e tubimeve në dy qytete gjermane, edhe Holanda i ka zemëruar zyrtarët turq duke e mbajtur të njëjtin qëndrim si Gjermania.

Qeveria holandeze njoftoi se i kundërshton planet e autoriteteve turke për të mbajtur tubime për fushatën e referendumit në Roterdam, duke thënë se do ta informojë Ankaranë për kundërshtimin e saj ndaj kësaj lëvizje të padëshirueshme, transmeton Express.

Më herët, lideri i Shoqatës së Turqve në Holandë njoftoi se ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, po planifikonte që të merrte pjesë në një tubim më 11 mars, me shpresën që do t’i bindte qindra mijëra turq në Holandë për të votuar “po” në referendumin kushtetues të 16 prillit për t’i bartur kompetencat e pushtetit nga sistemi parlamentar në atë presidencial.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka shkruar në Facebook se Holanda nuk është një vend për tubimet elektorale të vendeve tjera.

Gjatë kësaj jave, dy qytete gjermane ua ndaluan zyrtarëve turk mbajtjen e tubimeve të ngjashme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img