Site icon PrishtinaPress

Pas gati dy muajsh, KQZ pranon edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora, LVV kërkon numërimin e tyre

 Pas gati dy muajsh (37 ditësh), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar edhe 392 pako fletëvotime nga diaspora.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i KQZ-së për Informim, Valmir Elezi, i cili ka thënë se lidhur me pakot në fjalë, është informuar edhe PZAP-ja.

“Mund ta konfirmoj se KQZ-ja i ka kthyer përgjigje PZAP-së, ku i kemi shpjeguar si qëndron puna me këto pako që janë pranuar më 12 nëntor. Nuk kemi diçka tjetër tani”.

Ndërkaq, Mul Desku nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka bërë të ditur se KQZ ka kërkuar që të numërohen pakot në fjalë, pavarësisht asaj që kanë ardhur me vonesë.

“Po është e vërtete që kanë arritur. Ne kemi ankesë ku ata kërkojnë të numërohen këto pako të fletëvotimeve. Ankesa ka ardhur dje (22.11.2019) pas drekës rreth orës 17:00 në mbrëmje”, raporton klankosova.

“Tash jemi në procedurë, paneli brenda 72 orëve merr vendim dhe do të vendosim sa më parë që është e mundur rreth këtyre fletëvotimeve”.

“Ankesën i referohet atyre pakove dhe kërkohet që në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme për pranimin dhe numërimin e fletëvotimeve të mëhershme që kanë ardhur nga diaspora – mbi atë bazë po kërkohet që ta numërohen edhe këto 392 pako”.

I pyetur se çfarë do të vendosë PZAP lidhur me këto fletëvotime, Desku ka thënë se nuk mund të përgjigjet në këtë pyetje pa pasur një vendim nga paneli.

“Nuk mund të themi se a do të numërohen apo jo këto fletëvotime – deri sa të vendoset nga paneli ne nuk mund të themi asgjë”.

Exit mobile version