1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Pas Gahler, edhe Reuten e Waitz me kritika për qasjen në dialog: Kërkesat po bëhen vetëm ndaj Kosovës

Përveç eurodeputetit gjerman, Michael Gahler, kritika të ashpra në drejtim të ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi kanë dhënë edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten dhe ai austriak, Thomas Waitz.

Të dy deputetët kritikuan qasjen në dialogu, duke potencuar se presioni dhe kërkesat po i bëhen vetëm Kosovës, por jo edhe Serbisë.

Reuten në një diskutim në Bruksel më tej kërkoi shpjegim pse kërkesat po bëhen vetëm ndaj Kosovës dhe pse nuk ka pasur kurrë një pikëpamje të ekuilibruar.

Ai po ashtu kërkoi të dijë pse Bashkimi Evropian nuk bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve dhe pa kushte.

Kritik ndaj Lajçakut ishte edhe eurodeputeti austriak, Thomas Waitz.

Ai pyeti Lajçakun se si mund të konsiderohet një marrëveshje e suksesshme kur nuk është e nënshkruar nga dy palët.

“Ku në të vërtetë po shihni ndonjë sukses në punën tënde në katër vitet e fundit”, pyeti ai.

Eurodeputeti austriak më tej tha se në komunikimin që po bëhet po duket sikur agresioni vjen nga ana e Kosovës, gjersa në fakt sipas tij, mercenarë nga Serbia kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it.

“Dhunuesi është gjithmonë dhunues”, tha ai.

“Dhe nuk e di, dua të them, ju gjithashtu radhitët të gjitha kërkesat që keni ndaj Kosovës se çfarë të bëjë, dhe pastaj thatë: edhe serbët duhet të bëjnë. Ju as nuk përmendët një pikë të vetme se çfarë duhet të japin në të vërtetë”, tha Waitz.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img