-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pas Francës, edhe Mbretëria e Bashkuar nis armatim për në Ukrainë

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar James Heappey thotë se vendi i tij dhe 25 vende të tjera kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë ndihmë humanitare ose “vdekjeprurëse”.

Ai tha për BBC se Mbretëria e Bashkuar tani do të punojë me ato vende për të koordinuar mënyrën se si ndihma ushtarake do të shpërndahet dhe të vihet në duart e Ukrainës, por që nuk dha detaje të mëtejshme.

Heappey shtoi se Kremlini kishte të ngjarë të “reflektonte” mbi rezistencën e ashpër ukrainase që po takonte, si dhe pranoi se ekzistonte rreziku se do të përdorte bombardime më të rënda ndaj Ukrainës për të kompensuar.

Sipas tij, përpjekjet diplomatike britanike po vazhdonin për të bindur vendet e tjera që të bien dakord që Rusia të hiqet nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare Swift.

“Nuk është një vendim i njëanshëm që mund të marrë Mbretëria e Bashkuar – por pozicioni ynë është i qartë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img