Deamishel dhe Luizi duket se kanë lënë anash inatet e kaluara dhe po shijojnë ditët e fundit në shtëpi pa debate.
Kjo ka bërë që në shtëpi të krijohen situata të këndshme dhe qesharake si kjo e sotmja.
Dea ka lyer thonjtë e Luizit teksa Kristi e shikonte me vëmendje.
Luizi nuk deshi ta bënte edhe dorën tjetër ndërsa Kristi e sfidoi që të bënte të dyjat dhe t’i mbante deri të shtunën.
Një sugjerim tjetër ishte edhe që thonjtë e njërës dorë t’i lyente me të kuqe meqenëse njëra ishte e lyer me të zezë dhe të bënte shqiponjën me duar.