2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Pas Euro2024, Spanja fiton trofe edhe në Prishtinë

Spanja është triumfuese e FIBA 3×3 Women’s Series, që u zhvillua në Prishtinë më 18/19 korrik.

Në këtë event morën pjesë tetë shtete, ndër to edhe Kosova, dhe për dy ditë u zhvilluan ndeshje mjaft cilësore në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në fund triumfoi Spanja, që në finale ishte më e mirë se Gyor-i i Hungarisë me shifrat 19:14.

Finalja ishte jashtëzakonisht interesante me të dy skuadrat që nuk kishin pësuar asnjë humbje

Por, spanjollet ishin më të mira në finale dhe para Lojërave Olimpike Paris 2024, triumfuan në finale 14:19.

Vega Gimeno u shpall MVP, çmim të cilin ia ka dorëzuar Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe anëtare e Komisionit të FIBA3x3, Elvira Dushku.

Në fund, Fisnik Juniku ka dhënë çmimin për fituesen, Spanjën, që shënoi edhe fundin e kësaj ngjarje.

Kujtojmë se spektakli i 3×3 vazhdon në fundjavë me FIBA 3×3 Prishtina Challenger.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img