-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Pas ekzekutimit të pagave shtesë, Hoti i quan heronj mjekët dhe infermierët

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, pas ekzekutimit të pagesave shtesë për stafin shëndetësor, i ka quajtur heronj këta të fundit për sakrificën e tyre në kohë pandemie

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “jam i lumtur që po ju dalim krah heronjve tanë, atyre që po sakrifikojnë që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë”.

“Sot, janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor, për heronjtë tanë”, ka shkruar Hoti!

Kryeministri ka bërë të ditur se për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj.

“Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor”, ka thënë ai.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë ekzekutuar pagat shtesë për të punësuarit në institucione publike shëndetësore sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img