Site icon PrishtinaPress

Pas dy muajsh ‘ngrirje’, mbërrin sot në Shëngjin anija me emigrantët nga Italia

Marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve është aktivizuar përsëri, pas një ndërprerje mbi dy mujore.

Anija ushtarake italiane “Casiopea”, e nisur të premten nga ishulli Lampeduses, ka mbërritur këtë të martë në portin e Shëngjinit.

Në bordin e anijes ndodhen 49 emigrantë të paligjshëm me Kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë si dhe nga Gambia.

Anija ishte parashikuar të mbërrinte mëngjesin e së hënës së 27 janarit, por për shkak të një defekti që pësoi.

Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërritën në Shqipëri.

Exit mobile version