0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pas dy marrëveshjeve me Vuçiqin, Kurti thotë se s’do t’ia lejojë hyrjen në Kosovë presidentit serb

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do t’i bënte kërkesë për të hyrë në Kosovë, ai nuk do t’i japë leje.

Kurti tha se derisa Vuçiq thotë se Masakra e Reçakut është fabrikim, ai nuk është person i dëshiruar në Kosovë.

“Nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh rrethanat që ndodhemi ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë.

Nëse kemi parasysh që personi që thotë Masakra e Recakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoj këtë gjë, unë mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës.

Natyrisht që nuk do t’ia japë lejen. Por më mirë është me bo kërkesën. Tash me këtë që e thash se nuk ia jap lejen, nuk do ta bëjë as kërkesën”, tha Kurti në Klan Kosovë.

Përderisa, moderatori i thotë se Vuçiq tashmë nuk do të lodhet për të bërë kërkesë, Kurti thotë se nuk e ka hallin e Vuçiqit se a lodhet ai apo jo.

“Nuk e kam hallin se a lodhet ai”.

Ndryshe, Vuçiq ka thënë se deri në qershor e ka në plan që ta vizitojë Republikën e Kosovës për të qëndruar “një apo dy ditë dhe t’i vizitojë serbët në veri e jug”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img