9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pas dorëheqjes së Vulinit si drejtor i BIA-s, reagon Ambasada amerikane në Serbi

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë.

Vulin në një deklaratë me shkrim tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian “po kërkojnë kokën e tij si kusht për të mos i vendosur sanksione Serbisë”.

Ambasada amerikane në Beograd u përgjigj se “SHBA nuk ka asnjë rol në vendimet e personelit të autoriteteve serbe”, raporton zeriamerikes.

“Pozicioni ynë për Vulinin dihet mirë. Ai mbetet nën sanksionet amerikane. Mezi presim të vazhdojmë të thellojmë partneritetin tonë me Serbinë në rrugën drejt integrimit të plotë të saj në Evropë dhe në komunitetin euroatlantik”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit të Ambasadës së SHBA-së në Beograd.

Në muajin korrik, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Vulinit për përfshirje të dyshuar në krimin transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve, korrupsion dhe zgjerim të ndikimit rus në Ballkan.

Sipas Ligjit për Agjencinë për Siguri dhe Informacion, drejtorin e BIA-s e emëron dhe e shkarkon Qeveria e Serbisë. Meqenëse në Serbi u shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 1 nëntor dhe qeveria është në një mandat teknik, pyetja është nëse do të pranohet dorëheqja e Vulinit. Është e sigurt që qeveria teknike nuk mund të emërojë një drejtor të ri.

“Sanksionimi i Aleksandar Vulinit tregon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të kërkuar llogari nga ata që përfshihen në aktivitete korruptive që avancojnë agjendat e tyre politike dhe interesat personale në dëm të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ato marrëveshje korruptive lehtësojnë përhapjen e aktiviteteve dashakeqe ruse në Serbi dhe rajon”, thuhej në deklaratën e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit të SHBA-së (OFAC).

Vulin i hodhi poshtë këto akuza dhe ambasada amerikane njoftoi se sanksionet nuk ishin të drejtuara kundër institucioneve serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img