Bashkim Jashari pritet të emërohet komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo pasi tanimë Rrahman Rama ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Presidencë.
Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet e saj se i biri i Rifat Jasharit, Bashkimi do të emërohet në këtë post.
Deri tani, Bashkim Jashari është duke mbajtur pozitën e gjeneralmajorit.