15 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Pas dorëheqjes së Hancock, posti i Sekretarit të Shëndetësisë në Britani i besohet Sajid Javid

Ish-Sekretari i Financave në Britaninë e Madhe, Sajid Javid, do ta zëvendësoj Matt Hancock – duke marrë postin e Sekretarit të Shëndetësisë, është bërë e ditur nga zyra e kabinetit të kryeministrit Boris Johnson.

Javid vitin e kaluar dha dorëheqje nga posti i Sekretarit të Financave, pasi që refuzoi kërkesën e Boris Johnsoni ta ndërrojë ekipin e këshilltarëve të tij politikë.

Siç raporton The Guardian, në shkurt të vitit të kaluar kryeministri Johnson duke tentuar të marrë kontrollin mbi kastën politike, kërkoi nga Sekretari i asokohe Saji Javid të ndërrojë të gjithë këshilltarët.

Javid kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë, duke theksuar se asnjë ministër nuk do të pranonte një kërkesë të tillë – kështu dha dorëheqje.

E postin e tij e kishte marrë menjëherë Rishi Sunak, i besuari i kryeministrit britanik. Ndërkaq tani Javid po rikthehet – duke marrë postin e Matt Hancock i cili u kap me një kolege të tij duke u puthur nëpër korridore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img